Vajza i ndërroi jetë në tërmetin e 26 nëntorit, babai kërkon ribashkimin me familjen pas 3 vitesh
  • 4 years ago
Në tërmetin e tmerrshëm të 26 nëntorit u shënuan 51 viktima ku një ndër to ishte 20-vjeçarja Xhesika Biqiku.


Në momentin kur Xhesika po dilte nga shtëpia në kokë i kishin rënë disa tulla nga kati i pestë. Fatkeqësisht pas tre ditësh në koma, ajo ndërroi jetë në spitalin e Traumës. Videoja ku babai i Xhesikës i kërkonte ndihmë kryeministrit Rama që ta dërgonte në Itali për një mjekim më të specializuar bëri xhiro në rrjetet sociale. Në programin ?Dua të të bëj të lumtur? mbrëmjen e sotme kishte ardhur babai i Xhesikës, Iljazi, me qëllimin për të ribashkuar familjen e tij.

Iljazi në studio rrëfeu se pas vdekjes së vajzës, familja e tij kishte kaluar disa probleme dhe se kishin procedurat e divorcit me bashkëshorten, Rozetën. Ai në program kishte ftuar Rozetën dhe vajzën tjetër, Sabinën të cilës i kërkoi që të ribashkohen përsëri. Iljazi tregoi se në familjen e tyre kishin ndërhyrë shpesh të afërmit e Rozetës dhe se kjo e fundit i kishte kthyer të dyja vajzat kundër tij.

Në momentin kur Rozeta dhe Sabina kuptuan se kush i kishte ftuar nuk pranuan që të bashkoheshin me Iljazin. Ato treguan një version tjetër nga babai dhe se ai i kishte keqtrajtuar gjatë gjithë kohës. ?Kam 3 vite që e kam mohuar babain sepse ai na ofendonte dhe gjithmonë bënte sherr duke na thënë që të largoheshim prej shtëpie.?, ? u shpreh Sabina.

Pavarësisht përpjekjeve dhe fjalëve të Iljazit për t?u ribashkuar përsëri, Sabina dhe mamaja e saj refuzuan kërkesën e tij duke thënë se ai nuk do të ndryshonte sjellje dhe se pas një jave do të fillonte përsëri po i njëjti avaz.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EarthquakeAlbania#XhesikaBiqiku#TopChannel
Recommended