Ndërroi jetë 24 vjeçari nga Tetova, zjarrfikësit me apel: Kujdes me bombolat e gazit!
  • 4 years ago
Ka ndërruar jetë 24 vjeçari me iniciale A.S i cili dje pësoi djegie të rënda në trup si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në banesën ku ai jetonte në Tetovë. Vdekja e tij u konstatua pas qëndrimit disa orësh në aparatet e frymëmarrjes në Klinikën për anestezion, reanimacion dhe kujdes intensiv në Shkup. Zjarrfikësit thonë se kohën e fundit janë regjistruar më shumë incidente të shkaktuara nga bombolat e gazit krahasuar me periudhën më parë. Shpjegojnë se para përdorimit të tyre duhet të përmbushen disa standarde të sigurisë. Sipas zjarrfikësve, incidentet shpesh ndodhin edhe për shkak se qytetarët vetë i montojnë bombolat, pa mos u konsultuar me serviset e autorizuara.
Recommended