Ora News - Banka e Shqipërisë apel për kujdes me financat
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Banka e Shqipërisë ka bërë apel për shumë kujdes në aspektin financiar. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se duhet të punohet për konsolidimin fiskal. Ndër të tjera kreu i bankës Qendrore theksoi se problem për ekonominë mbetet tensioni politik dhe goditjet e kursit të këmbimit.

Banka e Shqipërisë ka qenë kritike ndaj Ministrisë së Financave në lidhje me shpenzimet. Guvernatori, Gent Sejko kërkoi që të merren masa për të përmirësuar situatën dhe për të rritur konsolidimin fiskal në vend. Ky apel vjen në një kohë që është bërë rishikim i buxhetit për këtë vit dhe ka nisur konsultimi për buxhetin e 2020.

Genc Sejko: Nëpërmjet reformave të mëtejshme për përmirësimin e administrimit të financave publike.

Sejko theksoi se rritja ekonomike në vend është e rrezikuar nga tensioni politik dhe goditja e kursit të këmbimit.

Genc Sejko: Ekonomia e Eurozonës po shfaqet në ngadalësim të vazhdueshëm, ashtu dhe nga ai i brendshëm, ku tensioni politik vazhdon të induktojë pasiguri dhe ku goditje të papritura në kursin e këmbimit mund ta shmangin atë më tej nga ekuilibri.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/banka-e-shqiperise-apel-kujdes-me-financat

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended