Ora News - Infeksionet e lëkurës, dermatologët apel prindërve: Bëni kujdes me higjenën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Temperaturat e larta, frekuentimi i pishinave dhe mungesa e higjenës kanë rritur ndjeshëm infeksionet dhe patologjitë e lëkurës sidomos në moshën pediatrie. Mjekët dermatologë rekomandojnë prindërit të bëjnë kujdes me higjenën dhe mbrojtjen nga ekspoziomi në diell i fëmijëve të tyre.

Irritim lëkure, pucër, herpes, cilëndo shenjë evidentoni në lëkurën e fëmijës, mjekët rekomandojnë ti drejtoheni speicalistëve për shkak të infeksioneve dhe sëmundjeve të ndryshme që janë prezente në këtë sezon.

Erjona Shehu: "Unë do bëja një apel që çdo lloj ndryshimi në lëkurën tonë apo të një fëmijë, të një të moshuari apo të moshës së mesmeduhet të referohet menjëherë tek mjeku përkatës. Çdo problematikë duhet të trajtohet. Nga gjëja më e vogël mund të shkohet në situata të pakëndshme.

Nëse fëmjët janë nën mjekim me një produket të caktuar, antibiotik apo antipiretik që ulin temperaturën, ju lutemi prindërve që në mënyrë absolute të mos i mbajnë të ekspozuar gjatë kohës që janë në trajtim në diell.

Medikamentet kanë aftësinë që përpos të riparojë targetin për të cilin po përdoren edhe të ulin mekanizmat mbrojtës në disa struktura të sistemit tonë mbrojtës."

Dermatologia Erjona Shehu thotë e frekuentimi i pishinave, papastëritë në të, neglizhenca e higjenës ka rritur ndjeshëm rastet e të prekurve me probleme të lëkurës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/infeksionet-e-lekures-dermatologet-apel-prinderve-beni-kujdes-me-higjenen

Recommended