Wake Up/ Sëmundja e melanomës, po prek edhe fëmijët. Mjekët apel: Kujdes me ekspozimin në diell
  • 4 years ago
Me ardhjen e verës, rrezet e diellit forcohen në mënyrë të menjëhershme dhe ende njerëzit nuk kanë filluar të përdorin krem mbrojtës për lëkurën. Disa minuta në kafe, apo edhe duke ecur në rrugë, mund të shkaktojnë djegie të lëkurës në nivele të ndryshme, të cilat vihen re vetëm në darkë. Përveç djegies mekanike, ekspozimi për një kohë të gjatë në diell, sjell edhe një sërë rreziqesh të tjera për lëkurën, siç është melanoma, një nga llojet e tumoreve më agresivë.
Shkaktari parësor i kancerit të lëkurës është ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë në diell. Çdo vit diagnostikohen rreth 130 000 melanoma malinje në gjithë botën, ndërsa në Shqipëri rastet kanë ardhur duke u rritur vit pas viti. Referuar statistikave nga ISHP 25 raste me këtë lloj kanceri u konfirmua në vitin 2019, ndërsa në periudhën kohore 2016-2018 ishin 151 raste. Melanoma është një lloj kanceri i lëkurës që ka një shkallë të lartë mortaliteti që arrin deri në 75%. Ndaj kujdesi për të mos u prekur nga sëmundja duhet të jetë i lartë.
Ekspozimi i shpeshtë dhe djegiet e shpeshta të lëkurës nga dielli në fëmijëri mund të shkaktojnë dëmtime të pakthyeshme, të cilat më pas mund të bëhen shkak për shfaqjen e kancerit të lëkurës. Njerëzit me lëkurë të errët kanë mundësi më të pakta për shfaqjen e kancerit të lëkurës, por ata përsëri preken nga dëmtimet e shkaktuara nga ekspozimi në diell, kryesisht te sytë dhe sistemi imunitar. Erjona Shehu, mjeke dermatologe shpjegoi disa terapi për trajtimin e melanomës.
"Shqetësues është fakti se kjo sëmundje po vihet re dhe te moshat e reja. P.sh. te fëmijët melanoma është një sëmundje shumë e rrallë por së fundmi, është vënë re se kemi raste të shfaqjes së malanomës edhe te kjo grupmoshë"- tha mjekja dermatologe, Erjona Shehu.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel
Recommended