Mjeket: Te moshuarit, kujdes nga vapa - (5 korrik 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Është mesditë, brenda dy orësh temperatura u rrit me dy gradë. Ndërsa pasdite ajo shënoi 44 gradë. Këmbësorët nxituan të gjejnë ndonjë strehë në shtëpi apo edhe nëpër lokale, mundësisht me ajër të kondicionuar. Bashkë me rritjen e temperaturës sot u rrit edhe numri i pacientëve në Urgjencën e Qendrës Spitalore ?Nënë Tereza? të Tiranës.

Dje nga mbi 30 të goditur nga vapa, tre u shtruan në spital, ndërsa vetëm paraditen e sotme të shtruarit ishin dy herë më shumë se dje. Shefi i Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme Edmond Zaimi, tregon se kryesisht ishin të sëmurë nga zemra dhe tensioni. Doktor Zaimi këshillon gjithnjë ata që vuajnë nga zemra, që në këtë periudhë të kontrollohen rregullisht, pavarësisht nëse ndjejnë ose jo shqetësime. Ndërkohë për dietën e këtyre ditëve mjeku Petrit Vargu këshillon:

Mjeku Petrit Vargu:- ?Në veçanti moshat e vjetra duhet të kenë shumë kujdes të dalin në orët kur temperatura është e lartë. Duhet të marrin shumë lëngje dhe sa më shpesh të jetë e mundur. Gjithashtu duhet të marrin sa më shumë lëngje me bazë kaliumi, pasi është shumë i vlefshëm kundër sëmundjeve me bazë aritmike?.

Nga ana tjetër meteorologët parashikojnë që vapa të zbutet disi në ditët që vijnë, por përsëri temperaturat do të mbeten të larta dhe problemet tek njerëzit do vazhdojnë të mbeten./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended