Top News - Mjekët, apel të fortë!/ Bëni kujdes, po shtohen rastet’
  • 4 years ago
Kjo e marta ka qenë e para ditë e hapjes pas izolimit të plotë dymujor me numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus. Kjo ka qenë arsyeja, që mjekët e infektivit, që u përballën me këtë pandemic lëshojnë thirrjen për të pasur kujdes dhe për respektim të masave nga të gjithë.
?Gjatë 3-4 ditëve të fundit kemi një shtim të numrit të rasteve, pra paraqitja e 10 pacientëve në ditë për shërbim dhe për t?u hospitalizuar është shifër që duhet marrë në konsideratë. Është për t?u vlerësuar që ky shtim i rasteve shoqërohet me raste të rënduara, ku mbizotëron Tirana. Kur ke pacientë në terapi intensive do të thotë që situata është realisht për t?u tërhequr vemendja e popullatës, për shkak se është e vërtetë që është ulur vëmendja. Nuk janë vetëm moshat që janë me sëmundje kronike të shtruar në shërbimin infektiv, por aktualisht ka mosha të reja që janë në terapi intensive dhe kuptoni çdo të thotë të jesh në terapi intensive në një moshë shumë të re.

Mjekët e spitalit Infektiv bënë apel për respektimin e masave të distancimit, sepse, siç u shprehën ata, virusi është në qarkullim. ?Shihni në këtu janë një ekipi i tërë mjekësh, infermierësh, sanitarësh, faramcistë, të cilët ditë dhe natë punojnë për t?ju gjendur pranë të sëmurëve.

Ajo që është e rëndësishme është që njerëzit nuk duhet të ulin kurrë vëmendjen ndaj vetes, ndaj përkujdesit të higjenës dhe sjelljes në kolektiv, në mënyrë që të mos të harrojmë disa norma që i fituam gjatë javëve të vetëizolimit. Ato ishin të dobishme, do të jetë të dobioshme nëse do të vijojmë t?i respektojmë. Ndërgjegjësimi, kujdesi, higjena, mbeten parësore në përballje të infeksionit të kësaj natyre sikundër është SARS COV2?

?Vazhdon bëhet një punë gjigande në Spitalin COVID1. Takim i sotëm është shumë i rëndësishëm, pasi është moment për të bërë një rivlerësim për zbatimin e masave të vendosura, për të evituar këtë situatë që ka ndodhur si pasojë e moskujdesit të mjaft njerëzve në parandalimin e kësaj sëmundje?.

?T?ju them të vërtetën nuk prisnim të kishim numër të lartë të rasteve në Qershor, por pas lehtësimit të masave të distancimit social, kjo ka ndodhur. Ajo që dua të them është që të mos ulim vigjilencën, të vijojmë të jemi të kujdesshëm pasi virusi është ende në qarkullim, tha prof. Pëllumb Pipero.
Duke dhënë lajmin e mirë të daljes nga intubimi të një pacienti 71-vjeçar, mjekët e spitalit infektiv në Tiranë lëshuan thirrjen e fortë për respektimin e masave, sic janë përcaktuar në protokollet respective.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://to...
Recommended