Top News - Shkollat dhe virusi/ Rama, apel për të pasur kujdes

  • 3 years ago
Kur duhen edhe 5 ditë nga nisja e vitit të ri shkollor, kryeministri Rama ka dhënë sërish mesazhe për mënyrën sesi duhet të sillemi me pandeminë e koronavirusit. Gjatë një takimi me nxënësit dhe mësuesit e shkollës ?Leonik Tomeo?, për mënyrat se si do të zhvillohet mësimi këtë sezon, shefi i qeverisë tregoi rastin e vdekjes së vëllait të një mikut të tij.

?Jo më larg se dje unë dëgjova për një person që e kam njohur personalisht, vëllai i një shokut tim që humbi jetën e nuk ishte në një moshë shumë të madhe, ishte i ri. Askush nuk e përcakton dot deri në fund se si dhe pse virusi bën gjëmën tek dikush dhe shfaqet në mënyrë komplet të padukshme te dikush tjetër. Problemi është që shumë nga ne mund ta marrin e se marrin vesh që e kanë, s?ndiejmë asgjë, vazhdojmë jetën normalisht, e prandaj duhet të sillemi sikur e kemi virusin se ia kalojmë familjarëve, miqve e shokëve?.

Teksa u ndak tek fëmijët, kryeministri Rama tha se fëmijët e të rinjtë janë transmetues të virusit, ndonëse, mund ta kalojnë pa pasoja, mund të rrezikojnë jetën e të tjerëve.

?Një shkollë e tërë mund të mbyllet nëse kthehet në një vatër?Besoj se është bërë një punë shumë e mirë nga ana e mësuesve që kanali i shkollës të jetë një burim shumë i mirë informacioni. Duhet të bëni kujdes jashtë shkollës. Duhen refuzuar opinionet që ky është një grip i rëndomtë, që është një sajesë..Faktkisht çdo ditë njerëzit po ndahen nga jeta. Fatmirësisht numri i fataliteteve nuk është në tërësinë e vet, më i madh në mënyrë të ndjeshme, saç ka qenë vitin e shkuar??


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EdiRama#School#TopChannel

Recommended