Krerët e komunave apelojnë për kujdes: Virusi është mes nesh
  • 4 years ago
Shkupi vazhdon të mbetet vatër e Virusit Korona. Vetëm sot janë regjistruar 26 raste të reja, edhe atë 6 në Saraj, 4 në Çair dhe 3 raste në Aerodrom. Numri i përgjithshëm i infektuarve në Shkup arrin në 797, prej të cilëve 240 raste ende janë aktive. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov ka apeluar që qytetarët të respektojnë masat ndërsa institucionet të veprojnë ndaj shkelësve

Ministria e Punëve të Brendshme Patjetër të veprojë në politikën restriktive, ndërsa qytetarët nga ana tjetër patjetër ta kuptojnë se Virusi është këtu, se virusi është shumë serioz dhe seriozisht vdekjeprurës. Epidemia nuk ka kaluar. Nuk guxojmë të çlirohemi- deklaroi Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit 01.43:02.00

Me apel edhe kryetari i Komunë së Çairit, Visar Ganiu. Ndërkohë që Komuna tjera më të prekura janë edhe Tetova ? cila vetëm sot ka 9 raste të reja, ndërsa aktiv janë 69 prej gjithsej 191 rastet. Gjashtë raste të reja edhe në Likovë

Të nderuar jam i vetëdijshëm për durimin e harxhuar dhe dëshirën për tu kthyer normalitetit, megjithatë rreziku ende ekziston dhe mundësia për tu infektuar ende është në masë të konsiderueshme. Prandaj le të bëhemi shembull i mirë i kësaj ngjarje dhe jo e kundërta- tha Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit .

Vetëm respektimi i pakushtëzuar i masave mbrojtëse shëndetësore është parakusht për normalizimin e situatës. Duke mos respektuar masat, ne rrezikojmë të kthehemi në kufizime të reja dhe masa të ashpra, që do të kenë përsëri ndikim negativ ekonomik dhe shoqëror- pohoi Teuta Arifi, Komuna e Tetovës

Edhe njëherë kërkojmë duke iu lutur me sinqeritetin më të madh që në përpikëri t'i përmbahemi respektimit të rekomandimeve- thaKomuna e Likovës

Përfaqësuesit e Komunave bëjnë thirrje ë që qytetarët me simptoma të mos hezitojnë, por urgjentisht ti drejtohen institucioneve shëndetësore.
Recommended