Top News - Apeli i fortë i mjekut/ ‘Kujdes, jeta është e shtrenjtë’
  • 4 years ago
Vendi ynë po përballet me një shpërthim të frikshëm të Covid-19 dhe apeli i mjekëve po bëhet çdo ditë edhe më i fortë.
Së fundmi, mjeku i Urgjencës në QSUT, Eqerem Hasani ka bërë një postim në Facebook ku bën thirrje që qytetarët të respektojnë distancimin social dhe të mbajnë maskë.
?Sa herë kthehem nga spitali dhe shoh lokalet plot pa asnjë masë mbrojtëse, të tejmbushur, me të rinj pa maska, të grupuar në tavolina shumë pranë njëra-tjetrës, grupe njerëzish ne parqe e rrugë pranë njeri tjetrit pa asnjë distancim fizik, më trishton mendimi që a jemi të ndërgjegjshëm se sa e shtrenjtë është jeta?!? shkruan mjeku.

Sipas tij, shumë pacientë që i drejtohen Urgjencës Polivalente të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza me sëmundje kronike të rënduara, nuk janë të friksuar nga semundja që mbartin prej vitesh, por janë te trembur nëse kërcënohen nga ky virus që ka përfshirë gjithë globin.
Shqetësimin e tyre e shprehin, teksa thonë se kanë frikë nga virusi sepse vuajnë me diabet/ hipertension/ sëmundje koronare dhe se kanë frikë, shkruan mjeku, teksa thonë se këtu fillon dilema për të gjithë.

Sa herë kthehem nga spitali dhe shoh lokalet plot pa asnjë masë mbrojtëse, të tejmbushur, me të rinj pa maska, te grupuar në tavolina shumë pranë njera tjetrës, grupe njerzish ne parqe e rrugë pranë njeri tjetrit pa asnjë distancim fizik, më trishton mendimi që a jemi të ndergjegjshëm se sa e shtrenjtë është jeta?!.

Pa dashje po gabojmë, pa e kuptuar! Por na besoni: Jemi në kohë të bëjmë ndryshimin e madh për një perqasje tjeter ndaj këtij virusi i cili mund të ndodhet kudo dhe nuk kursen asnjë moshë.
Ju nuk e shihni, ai është shume tinzar. Zinxhiri i tij po vijon te zgjatet vetem nga pakujdesia masive.
Prandaj, si mjek, kam vetëm një lutje:

Ju lutem, ju lutem?të luftojmë të gjithë sëbashku për shkëputjen e hallkave të zinxhirit te ketij virusi që po merr jetë çdo ditë.Jemi popull i vogel e duhet të mbrojmë fort jetën, të mbrojmë veten dhe të tjerët. Eshte nje sakrifice qe duhet ta bejme të gjithë ne emer te jetes, ne emër të së ardhmes.
Na besoni, ne bëjmë detyren tonë e ju duhet të na ndihmoni në këtë luftë të veshtire! Vetëm të gjithe së bashku mund ta fitojmë atë me sa më pak humbje jetë njerzish ? përfundon mjeku statusin e tij në rrjetin social facebook.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE:...
Recommended