A është seksi i rëndsishëm në martesë? Sociologu: Kujdes!Të rinjtë martohen duke menduar që …

  • 3 years ago
Një tjetër problem mjaft alarmues për shoqërinë shqiptare duket se është dhe shumëfishimi i divorceve, që në muajt e fundit ka arritur një kulm të ri,duke u 5-fishuar. Faktorët që kanë ndikuar në këtë problematikë sipas sociologut Gëzim Tushi janë të shumta, por ndër kryesoret mbetet mënyra se si të rinjtë I shohin marrëdhëniet që krijojnë dhe mbi të gjitha koncepti që kanë krijuar ata për martesën.
?? Bashkëshortësia mund të prishet, martesa mund të prishet, divorci në një moment të caktuar kur martesa është e ndryshkur nuk lubrifikon është një martesë gri, sepse martesa nuk është thjesht dy veta që bashkohen dhe flejnë në hotel, jo është tjetër lloj, është një lidhje shpirtërore është një lidhje shumë delikate, e cila nëse prishet baza emocionale I humbet dhe fondamenti seksual domosdo kjo është që dy trupa të vdekur nuk mund të mbajnë një jetë të gjallë, dhe divorci në këtë rast është një shpëtim.
Ndërsa thekson se ne kemi një numër shumë të lartë të divorceve ashtu sikurse kemi edhe një numër shumë të ulët të martesave.
?? Një pjesë e madhe e vajzave të reja të dhëna pas idealeve të tyre, apo duke parë skarcitet të lartë të martesës, këtë martesë që më shumë të sjell stress, shqetësime dhunë, krime.
I pyetur se përse martesat tona janë kështu, ai u shpreh se ne lidhjet martesore I bëjmë papërgjegjësi.
?? Ne i bëjmë në ngutje, në nxitim pa e parë partnerin se kush është, Një pjesë e martesave tek ne për fat të keq, që nuk duhet të ndodhte kështu sepse revolucioni seksual I ka kapërcyer disa kufinj që ti të martohesh nën tundimin e seksualitetit. Pra një pjesë e të rinjve martohen pikërisht duke menduar që martesa do të jetë një parajsë seksuale. Gjëja më e gabuar që kanë të rinjtë sipas gjykimit tim dhe që po rritet skarciteti i martesës ?? është shprehur ndër të tjera sociologu Gëzim Tushi.

Recommended