Top News - ‘I lini mllefet politike’/ Apeli i fortë i mjekut Tritan Kalo

  • 4 years ago
Mjeku infeksionist Tritan Kalo ka bërë një postim në Facebook, ku u ka kujtuar kolegëve të tij ?Betimin e Hipokratit?. Kalo shkruan se nëse nuk e kemi zgjidhjen për atë çfarë po ndodh me COVID-19, së paku mllefet politike të mos zbrazen në kurrizin e atyre që rrezikojnë jetën për t?u dhënë shpresë e ndihmë të sëmurëve me këtë virus.
Më tej ai thekson se njerëzimi ka mundur kurdoherë të fitojë mbi çdo sfidë që e ka rrezikuar dhe së bashku do t?ia dalim.

Duke e konsideruar këtë si kohë kovidiane, mjeku kërkon që ? opinionistët të mos dëmtojnë jo vetëm imazhin e tyre, port ë mos sjellin as tollovi në jetën e njerëzve.
?KEQARDHJE për disa kolegë, që në këto ditë të një ?FLAME MBARËBOTËRORE? të Sars-Cov2/, të verbuar nga ethet për PUSHT-SHTET janë lënduar disi edhe mendërisht, duke e humbur fillin e një reagimi deontologjikisht të pranueshëm edhe nga ?BETIMI i HIPOKRATIT?, i busullës orientuese të jetës profesionale të çdo MANTELBARDHI?.- shkruan Kalo.

Sipas tij, NËSE profesionalisht apo fizikisht NUK e keni mundësinë e kontributit për zgjidhjen sa më racionale të këtij ekuacioni Sars-Cov-2/Covid-19 me shumë të panjohura, më së paku mllefet politike ose ato të mos plotësimit të karierës suaj të dëshiruar MOS zbrazen në kurrizin e mjekëve që rrezikojnë për çdo sekondë jetën e tyre për t?u dhënë shpresë e ndihmë të sëmurëve të prekur nga kjo ?flamë??! Ai e mbyll mesazhin e tij të gjatë në facebook me një fakt, sipas të cilit ndër shekuj NJERËZIMI ka mundur kurdoherë të ngadhnjejë ndaj çdo sfide që ka rrezikuar ekzistencën e ?Homo sapiens??.Kolera, Murtaja, Ebola, Ethet Hemorrhagjike të Kongo-Krimesë, Malaria, Tuberkulozi, Lepra, Variola, Fruthi, Rubeola, Pertusi, Tërbimi, Tetanosi, Poliomieliti, Gripi Spanjoll, Gripi i Derrit, Sars-Cov1, MERS, etj, ndaj bën thirrje për durim dhe besim.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TritanKalo#BetimiHipokratit#TopChannel

Recommended