Ora News - Apeli i ambasadores se SHBA-se: Lini lojrat, shqiptarët janë të lodhur duan zgjidhje
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Ambasadorja e ShBA-së Yuri Kim ishte e pranishme në prezantimin e indeksit të biznesit 2019 ku vuri theksin në luftën kundër korrupsionit një ndër kriteter që po pengon dhe ardhjen e investimeve amerikane.

Ambasadorja u ndal tek politika dhe i bëri thirrje liderëve politikë të lënë mënjanë lojrat dhe të punojnë për shqiptarët.

Yuri Kim: ?Fakti që situata politike doli në krye të listës të shqetësimeve tregojnë se shqiptarët janë të lodhur nga politika, ata duan zgjidhje dhe nuk duan të vazhdohet loja, se kush e ka fajin, njëra fajëson tjetrën. Duan që të shikojnë që udhëheqësit të punojnë së bashku për të mirën e popullit. Duan që qeveria tu ofrojë një mundësi pa frikë e korrupsion, për të fituar para dhe për të arritur një standard të mirë jetese. Populli shqiptar do rezultate nuk do ofendime, duan vision, nuk duan ndarje.?

Sa i takon korrupsionit ambasadorja u shpreh se po pengon dhe ardhjen e investimeve amerikane.

Yuri Kim: ?Klima politike, konkurenca e padrejtë dhe korrupsioni. Ndikon në gjithçka. Në tre prioritetet që kam në Shqipëri është forcimi i marrëdhënieve, mbështetja e Shqipërisë si një vend demokratik dhe rritja e investimeve amerikane në Shqipëri, secila ndikohet nga korrupsioni.

Ambasadorja ngriti dhe disa pyetje për qeverinë se kush janë planet për të krijuar vende të reja pune dhe të tërhiqen investimet e huaja, në një kohë kur situata është bërë edhe më e vështirë pas pandemisë.

Yuri Kim: ?Jam kureshtare të di kush është vizioni i Dhomës Amerikane të Tregtisë për Shqipërinë dhe rekomandimet si të lëvizim nga një situatë e vështirë si të krijohen vende pune, të tërhiqen investime të huaja dhe si të rrisim mundësitë për të rinjtë. Këto janë pyetje për Dhomën Amerikane të Tregtisë por dhe për qeverinë. Të gjithë palët e interesuara duhet të bashkohen për të prodhuar zgjidhje, qasje proaktive të orientuara drejt zgjidhjeve.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/apeli-i-ambasadores-se-shba-se-drejtuar-politikes-lini-lojrat-shqiptaret-jane-te-lodhur-duan-zgjidhje

Ndiqni edicionin e plotë këtu: https://youtu.be/51dJ12IRKRg

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended