Operacioni i simuluar i Guardia di Financa në Adriatik në prani të ambasadores Kim

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ishte për një vizitë në Njësisë Detare të Guardia di Finanza-s në Shqipëri në Durrës ku është pritur nga Ambasadori i Italisë Fabrizio Bucci.

Vizita u zhvillua me synim njohjen sa më të thellë të këtij Misionit në Shqipëri dhe u shoqërua me një simulim në det me mjetet e Guardia di Finanza.

Në njoftimin e ambasadës italiane përmenden si operacione të sukseshshme të arritura nga Skuadrat e Përbashkëta Hetimore (Joint Investigations Team): ?Fiori di Primavera?, (lulet e pranverës) Sottosopra, (poshte e lartë) Kulmi dhe Shefi.

?Shkëmbimi në kohën e duhur i informacionit midis Nufrom-it të Durrësit, UCI-t nëpërmjet Oficerit IMOC, Policisë së Shtetit shqiptar dhe Reparteve detare të Guardia di Finanza-s në Itali, ka mundësuar rënien në gjurmë dhe bllokimin e mjeteve të fuqishme detare të përgatitura për trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali.

?Falë kësaj veprimtarie sinergjike të zhvilluar nga Forcat e Policisë italiane dhe shqiptare, janë arritur, në dy vitet e fundit, rezultate të konsiderueshme operative në fushën e trafiqeve të paligjshme në det? vijon njoftimi i ambasadës, raporton Ora News.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/ambasadorja-e-shba-se-yuri-kim-xhiro-me-skafin-e-guardia-di-financa-operacioni-i-simuluar-ne-adriatik/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended