Ora News - Fjalimi i parë i ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim: Jemi me ju krah për krah!
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Shiu i Tiranës nuk ndali entuziazmin e ambasadores së ShBA-së, Yuri Kim për tiu përveshur punës në Tiranë.

Në mëngjes u ndal tek presidenca për ti dorëzuar letrat kredenciale presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta. Në mesditë mbajti dhe një fjalim drejtuar popullit shqiptar ku nënvizoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara ta ndihmojnë Shqipërinë të bëhet një aleate edhe më e fortë dhe më e aftë.

"Ne do të vazhdojmë të mbështesim aspiratën e palëkundur të popullit shqiptar për liri e drejtësi dhe për një sistem ku secili duhet të respektojë të njëjtat rregulla" shtoi ambasadorja duke theksuar se pret me kënaqësi të punojë me liderët shqiptarë teksa marrin hapa të vështirë por absolutisht të nevojshëm për të zbatuar reformën në drejtësi për të ndjekur penalisht krimin e organizuar dhe për të larguar korrupsionin në sistemin shqiptar.

Fjalimi gati 10 minuta, i mbajtur në anglisht u mbyll me një mesazh në gjuhën shqipe: Jemi me ju krah për krah!

Pjese nga fjalimi

....

"Ne do të vazhdojmë të mbështesim aspiratën e palëkundur të popullit shqiptar për liri e drejtësi dhe për një sistem ku secili duhet të respektojë të njëjtat rregulla.

Pres me kënaqësi të punoj me liderët shqiptarë teksa marrin hapa të vështirë por absolutisht të nevojshëm për të zbatuar reformën në drejtësi për të ndjekur penalisht krimin e organizuar dhe për të larguar korrupsionin në sistemin shqiptar.

Jam besimplotë teksa drejtësia dhe integriteti të hedhin rrënjë në Shqipëri më shumë investitorë tërhiqen drejt Shqipërisë në mënyrë që të mund të krijojmë më shumë vende pune e mundësi si për a merikanët dhe shqiptarët."

Ne do të vazhdojmë të mbështesim aspiratën e palëkundur të popullit shqiptar për liri e drejtësi dhe për një sistem ku secili duhet të respektojë të njëjtat rregulla.

Le të mos ketë dyshime se SHBA e vlerësojnë Shqipërinë si aleate, partnere dhe mike të vërtetë.

Ashtu siç qëndruam me ju në vitet 1920- 1991, 1999 dhe 2009 qëndrojmë përsëri me ju për të mbështetur të ardhmen tuaj si një vend demokratik i begatë në familjen europiane.

Ndërsa ju përshëndes në këtë ditë të mrekullueshme pavarësisht shiut dua tju them edhe një herë: jemi me ju krah për krah! Faleminderit shumë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/live-fjalimi-i-pare-i-ambasadores-se-shba-se-yuri-kim-jemi-miq-aleate-dhe-partnere

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended