Basha ka paguar 40 mijë $ për të bllokuar emërimin e Ambasadores së re të SHBA/Dokumenti
  • 5 years ago
hqiptarja.com dhe Report TV siguron detajet e kontratës së lobimit të Partisë Demokratike në SHBA, me kompaninë ?Sonoran Policy Group?.

Kontrata e firmosur në qershor të 2018 nga kreu Lulzim Basha dhe kreut të kësaj kompanie Christian Bourge, I ka kushtuar PD-së 40 mijë dollar dhe është përdorur për kandidimin e Kathleen Kavalec si ambasadore amerikane në Tiranë.

Është kompania ?Sonoran Policy Group? që ka deklaruar në 30 janar 2019 detajet e lobimit për interest ë PD-së pranë Departamentit Amerikan të Drejtësisë.

Një vëmendje e veçantë e fushatës lobuese të kësaj kompanie për interes të Bashës është bërë për përsa i përket të nominuarës për ambasadore në Shqipëri si dhe çështjeve që lidhen me sigurinë, narko-trafikun dhe terrorizmin.

Sipas detajeve të siguruara nga Shqiptarja.com dhe Report TV, shefi ekzekutiv i kompanisë, Christian Bourge ka kryer 3 telefonata, 3 takime si dhe ka dërguar 6 e-maile në totale për llogari të PD-së me senatorët amerikanë.

Report TV mëson se këto takime dhe biseda janë kryer me anëtarët e Senatit amerikanë për Politikën e Jashtme, të cilët po shqyrtonin dokumentacionin e kandidaturës Kathleen Kavalec për ambasadore në vendin tonë.

Konkretisht, shefi ekzekutiv, Christian është takuar me senatorin Rob Portman, anëtar i Komitetit për Politikën e Jashtme në Senat, I cili rezulton të jetë i përfshirë direkt në procesin e shqyrtimit të kandidaturës së Kavalec.

Por edhe pse Kavalec ishte e nominuara e Presidentit amerikan Donald Trump, si dhe u përfol gjatë nga mediat amerikane si ambasadorja e re e SHBA në Shqipëri, emri i saj nuk kaloi dot Kongresin Amerikan duke mos u zgjedhur në këtë mënyrë si shefe e diplomacisë amerikane në vendin tonë.
Recommended