Ora News - Apeli i ambasadores se SHBA-së: Lini lojrat, shqiptarët janë të lodhur duan zgjidhje
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Ambasadorja e ShBA-së Yuri Kim ishte e pranishme në prezantimin e indeksit të biznesit ku vuri theksin në luftën kundër korrupsionit një ndër kriteter që po pengon dhe ardhjen e investimeve amerikane.

Ambasadorja u ndal tek politika dhe i bëri thirrje liderëve politikë të lënë mënjanë lojrat dhe të punojnë për shqiptarët.

Yuri Kim: ?Fakti që situata politike doli në krye të listës të shqetësimeve tregojnë se shqiptarët janë të lodhur nga politika, ata duan zgjidhje dhe nuk duan të vazhdohet loja, se kush e ka fajin, njëra fajëson tjetrën. Duan që të shikojnë që udhëheqësit të punojnë së bashku për të mirën e popullit. Duan që qeveria tu ofrojë një mundësi pa frikë e korrupsion, për të fituar para dhe për të arritur një standard të mirë jetese. Populli shqiptar do rezultate nuk do ofendime, duan vision, nuk duan ndarje.?

Sa i takon korrupsionit ambasadorja u shpreh se po pengon dhe ardhjen e investimeve amerikane.

Yuri Kim: ?Klima politike, konkurenca e padrejtë dhe korrupsioni. Ndikon në gjithçka. Në tre prioritetet që kam në Shqipëri është forcimi i marrëdhënieve, mbështetja e Shqipërisë si një vend demokratik dhe rritja e investimeve amerikane në Shqipëri, secila ndikohet nga korrupsioni.

Ambasadorja ngriti dhe disa pyetje për qeverinë se kush janë planet për të krijuar vende të reja pune dhe të tërhiqen investimet e huaja, në një kohë kur situata është bërë edhe më e vështirë pas pandemisë.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/apeli-i-ambasadores-se-shba-se-drejtuar-politikes-lini-lojrat-shqiptaret-jane-te-lodhur-duan-zgjidhje

Ndiqni edicionin e plotë këtu: https://youtu.be/51dJ12IRKRg

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended