Ora News - Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, “Qytetar Nderi” i Gjirokastrës

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Mjeku i mirënjohur, Tritan Kalo, një prej bluzave të bardha të cilësuar heroj të luftës ndaj koronavirusit është nderuar me titullin ?Qytetar Nderi? i Gjirokastrës. Në ceremoninë e rastit, Kalo nuk i fshehu emocionet e nderit që i bëri qyteti ku ka rrënjë familjare.

Tritan Kalo, një prej mjekëve të cilësuar si hero i luftës me koronavirusin, u nderua me titullin ?Qytetar Nderi? i Bashkisë Gjirokastër.

Ceremonia e dorëzimit të titullit u mbajt në Kodrën e Obeliskut, sipas protokolleve anti-koronavirus, zbatimin e të cilave mjeku infeksionist ua ka sugjeruar për muaj me radhë shqiptarëve.

Mjeku nuk i fshehu emocionet e nderit që i bëri qyteti ku ka rrënjët e familjes.

?Një ndjenjë e përzier e qytetarit dhe profesionistit. E qytetarit sepse Gjirokastra është pjesë e AND-së time, pjesë e gjakut tim. Njerëz që i shihnin problemet me largpamësi, i diskuton në thellësi dhe ndihesh një qytetar jo vetëm i qytetit të tyre por gjithë Shqipërisë?.

Tritan Kalo ka një karrierë 38 vjeçare në shërbim të qytetarëve si infeksionist dhe si pedagog në përgatitjen e mjekëve të rinj.

Të pranishmit e vlerësuan atë mes personaliteve me të ndritur që ka nxjerrë qyteti i gurtë.

Për më shumë lexoni në: oranews.tv/mjeku-infeksionist-tritan-kalo-qytetar-nderi-i-gjirokastres/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended