Ora News - Konfirmohet në detyrë gjyqtari i Gjirokastrës Enton Dhimitri

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Enton Dhimitri, ndërsa ka zhvilluar seancat dëgjimore me dy prokurorët Shpërtim Kurti kandidat për KLP dhe Artur Selmani prokuror i Prokurorisë së Përgjithshme. Për Kurtin, Komisioni krahas mosjustifikimit të pasurisë kishte konstatuar kontakte të papërshtashme me persona me precedentë. Ndërsa Selmanit iu vu në dukje ndryshimi i qëndrimit të "masakrës së Çoles" dhe fitimi nga bastet sportive.

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës njëherazi dhe kandidat për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, Enton Dhimitri, e kaloi me sukses fazën e parë të vettingut, duke u rikonfirmuar në detyrë.

Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga Xhensila Pine, Genta Tafa Bungo dhe Pamela Qirko.

Trupa gjykuese arsyetoi se "Subjekti i rivlerësimit është i besueshëm në shpjegimet e tij për padijeninë e përfshirjes të personit të lidhur me krimin e organizuar, pasi dëgjoi edhe zotin Dhimitir në përputhje me pikën 6 të nenit 55 të ligjit 84 2016 për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve e konsideron të përfunduar seancën dëgjimore dhe konfirmon në detyrë në gjykatën e Apelit Gjirokastër".

Vettingu në drejtësi, në pikëpyetje karriera për Kurtin dhe Selmanin

Më pas Komisioni zhvilloi seancën dëgjimore ndaj prokurorit të Tiranës, Shpëtim Kurti.

KPK bëri të ditur se fillimisht prokurori Shpëtim Kurti është hetuar mbi kriterin e pasurisë, pasi nga raporti i kontrollit ILDKPI rezulton se ka bërë deklarim të pasaktë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/konfirmohet-ne-detyr-gjyqtari-i-gjirokastres-enton-dhimitri

Recommended