Ora News - Erozioni dëmton muret e kalasë në Berat, rrëshqitje në atë të Gjirokastrës

  • 5 years ago
#oranews #erozion #kala #gjirokaster #berat
Erozioni dhe reshjet e shiut e dëborës gjatë muajve të dimrit kanë dëmtuar muret rrethuese në Kalanë e Beratit, ndërsa kanë shkaktuar rrëshqitje në kalanë e Gjirokastrës.

Mungesa e investimeve mirëmbajtëse ndër vite ka bërë që muret brenda kalasë shekullore të Beratit të dëmtohen e shemben kryesisht gjatë muajve me reshje.

Problematika nuk qëndron vetëm në dëmtimet që shkaktohet në pjesën më të vizituar të qytetit, siç është kalaja, por dhe në rrezikshmërinë që rënia e tyre mund të shkaktojë tek banorët apo vizitorët.

Ndaj Drejtoria Rajonale të Kulturës Kombëtare në Berat ka paralajmëruar nisjen në shkurt të fazës së dytë të ndërhyrjes për rikonstruksion.

"Ka pasur nga reshjet disa dëmtime dhe rrëzime të këtyre mureve, pasi shumë prej tyre janë me baltë"

Ndërkohë erozioni ka shkaktuar dëmtimin e një prej segmenteve dytësore poshtë kalasë Argjiro në Gjirokastër.

Në bashkinë e Gjirokastrës thonë se ndërhyrja do të jetë e shpejtë, pasi rruga ndodhet në zemër të zonës muzeale.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/erozioni-demton-muret-e-kalase-ne-berat-rreshqitje-ne-ate-te-gjirokastres

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended