Plehrat e Gjirokastrës, në përrenj/ Çdo ditë shkarkohen rreth tre ton. Ndotja alarmante
  • 4 years ago
Gati 3 ton mbetje përfundojnë çdo ditë në përrenjtë malorë që përshkojnë qytetin e Gjirokastrës.


Sidomos gjatë muajve të izolimit situata ka qenë edhe më e rënduar. Ky është një prej përrenjve më të bukur malorë krah një rruge hyrëse në qytetin e Gjirokastrës.

Dhe siç shihet nga pamjet, përroi është i tejmbushur me mbetje. Gjirokastra njihet për terrenin e thyer dhe gati 1/10 e mbetjeve ditore këtu përfundon nëpër përrenj. Megjithëse ka kosha në të dy anët e rrugës ata janë pothuajse bosh.

? Ne këtu konsumojmë jo vetëm energji financiare por edhe njerëzore. Po rrezikojmë jetë njerëzish në përrenjtë e qytetit të Gjirokastrës dhe nuke meritojnë këta djem 20- 25 vjeçarë që varen me litar në përrenjtë e qytetit për të pasur një qytet të papastër. Ndotësit identifikohen kollaj pranë përrenjve janë banesat e tyre. Kemi vendosur edhe kosha çuditërisht përrenjtë janë të mbushur.?, thotë Ylli Muho shef i shërbimeve.

Duke nisur nga kjo javë pritet që këshilli i bashkisë në Gjirokastër të miratojë penalitetet e para për ndotësit.

? I kemi konsumuar të gjitha hapat me qytetarët. Kurrsesi nuk doja ta përmendja fjalën gjobë pasi deri tani kam qenë partizan i bashkëpunimit, i fjalës, i tolerancës por në fund të ditës ne duam një qytet të pastër. Ka ardhur momenti të themi SOS sepse nuk e meriton një qytet në UNESCO të ketë këtë panoramë të përrenjve. I kam kërkuar këshillit bashkiak vendosjen e masës së gjobës deri në 5000 lekë, gjobë që do t?ju shkojë derë më derë ndotësve.?

Edhe pse një qytet muze në UNESCO që vizitohet nga mijëra turistë vendas e të huaj, Gjirokastra renditet si një ndër qytetet më të ndotura në Jug të vendit, ndërsa shkaktari kryesor i kësaj ndotjeje është mungesa e ndërgjegjësimit qytetar. Gjithë sasia e ndotjes përfundon në lumin Drino.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Gjirokaster#Plerat#TopChannel
Recommended