Qyteti i Gjirokastres i mbuluar nga plehrat - (6 Nentor 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Periferia e qytetit të gurtë është e mbushur me male të tëra plehrash. Vendi i quajtur Kodra e Shtufit, atje ku pritet të shtrihet zona e re urbane e qytetit të gurtë është shndërruar në një vend ku tashmë hidhen mbeturina. Kjo ka krijuar një sipërfaqe prej afro dy hektarësh të mbuluar me mbeturina. Pas vendit të quajtur kodra e teqesë, aty ku janë ngritur banesat e reja dhe vilat luksoze të këtyre dhjetë viteve të fundit, shihet tashmë një skenë ireale.

Qyteti i shpallur monument kulture, nuk ka ende një vend të caktuar për derdhjen e mbeturinave e jo më të pretendohet për një impiant për shkatërrimin dhe përpunimin e tyre. Pasi mbushën me plehra shtratin e lumit Drino, shoferët e makinave kanë filluar t?i hedhin plehrat ku të mundin. Megjithatë nuk është vetëm periferia e Gjirokastrës ajo që ofron pamje me masive të tëra plehrash. As rrugët, rrugicat e sokakët e saj nuk afrojnë një pamje më të mirë./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended