Punimet për rijetëzimin e Pazarit të Gjirokastrës shqetësojnë tregtarët
  • 5 years ago
Punimet në Pazarin karakteristik po cenojnë turizmin në Gjirokastër. Ankesa është bërë nga bizneset e zonës të cilët shprehen se puna e tyre po paralizohet si shkak i punimeve.

Ata shprehen se punimet e ngadalta kanë krijuar vështirësi në qarkullim si dhe ka krijuare një ambient të ndotur.

Sipas tyre këto problematika janë reflektuar edhe tek numri i turistëve të cilët për këtë sezon pritet të jenë më pak si shkak i punimeve duke penalizuar rrjedhimisht bizneset.

Prej më shumë se një viti, zona historike e Pazarit të Vjetër, Qafës së Pazarit dhe Sheshit Çerçiz Topulli po rikonstruktohet me qëllim rijetëzimin e zonës historike dhe zhvillimin e bizneseve në të.
Recommended