Pergatitjet e fundit per Festivalin Folklorik te Gjirokastres - (19 Shtator 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Vetëm një ditë na ndanë nga fillimi i Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, evenimentit më të rëndësishëm për folklorin dhe kulturën shqiptare. Në prag të fillimit të këtij festivali çdo gjë është gati, priten vetëm grupet artistike që do të marrin pjesë në natën e parë të ?Folk 2000?.

Teleshikuesit shqiptarë do të kenë mundësi të ndjekin drejtpërdrejtë nga Gjirokastra netët e këtij festivali nëpërmjet ekraneve të RTVSH, TV Klan dhe Gjeli Vizion. Për këtë aktivitet zoti Artan Lame, drejtor i Trashëgimisë Kulturore pranë Ministrisë së Kulturës shpjegon.

Artan Lame:- ?E veçanta e këtij festivali, do të jetë se nuk bëhet më në bazë rrethesh por prefekturash. Do të jetë mbërritja në Virua e pjesëmarrësve, në orën 16 të ditës së nesërme, me veshjet popullore, pastaj do të lëvizin të bashkuar drejt krahinave të qytetit. Në orën 17 është manifestimi në qendër të qytetit dhe lëvizja në këmbë drejt kalasë dhe në orën 18 është hapja e festivalit?.

Lidhur me transmetimin e tre televizioneve, RTVSH, TV Klan dhe Gjeli Vizion, për transmetimin e këtij evenimenti, janë prononcuar edhe dy nga drejtuesit kryesor të këtyre televizioneve.

Edi Mazi:- ?Ne kemi bashkuar forcat tona krijuese, teknikën tonë, dëshirën tonë për të pasqyruar një aktivitet kombëtar, siç është Festivali Kombëtar i Folkut shqiptar?.

Aleksandër Frangaj:- ?Ja vlen që pas kaq vitesh festivali të transmetohet drejtpërsëdrejti në katër netët e tij dhe mendojmë se mënyra se si do të transmetohet edhe puna përgatitore që është bërë nga stafi, me në krye regjisoren Vera Grabocka, mendoj se do ta justifikojë këtë angazhim dhe transmetim direkt të tre televizioneve?./tvklan.al

Gazetare ? Fjodora Fjora



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended