Restaurimi i qytetit muze i Gjirokastres (10 Gusht 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Një grup italianësh ka marrë përsipër planin e rregullimit të territorit të Gjirokastrës. Bëhet fjalë për një projekt me tre faza. Së pari do të fotografohet nga lart qyteti. Një avion i posaçëm do të kalojë mbi qytet duke marrë pamjen në disa kënde. Në fazën e dytë do të përpunohen të dhënat dhe do të regjistrohen në një hartë. Në këtë fazë specialistët italianë do të përdorin dhe dokumentet të ofruar nga bashkia, urbanistika dhe Drejtoria e Muzeut Historik dhe Arkeologjik e qytetit.
Specialistët tanë kanë bërë studimet përkatëse që do të shërbëjnë dhe si bazë e ndërhyrjes në qytetin e gurtë. Më pas do të fillojë restaurimi i zonës muzeale. Në dekadën e fundit qyteti i i Gjirokastrës ka pësuar dëmtime të vazhdueshme. Disa nga elementët muzeale janë zhdukur nga rrugicat e gurta. 170 milion lireta të dhëna synon të rimëkëmbë atë që ka mbetur nga qyteti muze i Gjirokastrës./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended