Sahati i Gjirokastrës - (10 Prill 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Simboli i Gjirokastrës sahati i kalasë humbur dhe shkatërruar prej 18 vitesh, i rikthehet qytetit të gurtë me më shumë vlera se i mëparshmi. Sipas një projekti prej 50 mijë dollarësh u montuan pajisjet e prodhuara në fabrikën e njohur për prodhimin e orëve artizanale nga Zyrihu i Zvicrës. Eksperti i montimit të saj zvicerani Vidvert, thotë se fabrika që ka prodhuar sahatin e Gjirokastrës është një ndërrmarrje e themeluar më shumë se 200 vjet më parë. Fabrika jonë është e profilizuar për prodhimin e orëve në mënyrë artizanale.

Ora e prodhuar jashtë serie e Gjirokastrës është një vepër e vërtetë arti, ku kombinohet tradicionalja me modernen u shpreh zoti Vidver. Sipas tij janë ruajtur të gjithë elementët e sahatit të vjetër, këmbana 150kg me tinguj që ruajn të njëjtin ritëm dhe kumbim. Mekanizmi i saj është pasuruar me element të kohës, elektrik dhe elektronik.

Për herë të parë në shqipëri instalohet një orë e përmasave të tilla, që saktësinë e kohës e merr nga lidhja satelitore me rrjetin ushtarak amerikanë GPS. Për koordinatorin amerikan Davide Asen, rivendosja pas 18 vjetësh e këtij sahati te vjetër ka një kuptim të mbarë simbolik për qytetarët gjirokastrit. Mbi këmbanën e derdhur në bronx të sahatit është stampuar mesazhi ?Gjirokastra Milleniumi i Ri me paqe në zemrën e saj?./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj
Recommended