Kushtet e mjerueshme ne konviktin e Gjirokastres, studentet ne proteste (20 tetor 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
550 studentë të Universitetit "Eqerem Çabej" të Gjirokastrës, kërcënojnë të bojkotojnë 2 ditë mësimin. 2 konviktet e këtij universiteti janë të tejmbushur. Gjithsej janë 500 vajza ndërsa djem janë 150. Një pjesë e vajzave janë vendosur në konviktet e djemve. Megjithëse dhomat janë me nga 4 shtretër, në to banojnë nga 8 konviktore. Madje diku janë vendosur 30 femra bashkë.
Edhe djemtë nuk janë më mirë. Ata banojnë nga 5 në çdo dhomë. Në gjithë këtë grumbull njerëzish mungon minimalja e higjenës, uji. Uji i pijshëm vjen nga ora 13:30 minuta deri në orën 17.00. Këto janë disa nga arsyet që kanë detyruar konviktorët të nënshkruajnë një peticion. Nëse deri ditën e hënë nuk zgjidhen kërkesat e tyre, atëherë ata nuk do të shkojnë më në mësim./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended