Ismail Kadare nderi i Gjirokastres (16 Maj 2000)
  • 4 years ago
Ismail Kadare nderi i Gjirokastrës. Në një ceremoni festive mesditën e sotme kryebashkiaku i Gjirokastrës Ylli Asllani i ka dorëzuar shkrimtarit Kadare titullin e dhënë nga bashkia e qytetit " Nderi i Gjirokastrës". Ky titull është dhënë me motivacionin talenti më brilant i letërsisë shqiptare, vepra e të cilit e rendit Shqipërinë në vendet më dinjitoze të kulturës europiane.
Përjetësia e veprave të tij garanton në mënyrë elegante përjetësinë e Gjirokastrës që e lindi dhe që ai e përjetoi në art. Pasi ka shprehur mirënjohjen që qyteti i tij i lindjes i ka bërë këtë nder të madh, Kadare ka thënë:
"Ky nder më vjen nga qyteti ku unë jam lindur. Ku për herë të parë kam folur gjuhën shqipe, ku për herë të parë kam mësuar të flas, të lexoj dhe për më tepër të mendoj. Aventura e mendimit është më e vështira aventurë njerëzore dhe në këtë aventurë pjesën më të lartë e bën mendimi i lirë. Të mendosh në mënyrë të lirë është gjëja më e rrallë shpesh herë ku ka gjendje robërie. Është gjëja më e vështirë ndonëse duket e thjeshtë. Është një nga cilësitë më të mrekullueshme të qënies njerëzore. Liria e mendimit është kurajoja qytetare dhe demokracia. "
Më pas Kadare ka nënvizuar cilësinë e një qyteti si Gjirokastra jo vetëm për të por për të gjithë ata që jetojnë në të. Është cilësur nga ai ai qytet me drita të brendshme, qytet i lashtë që identifikohet dhe në Europë madje më larg ku janë organizuar dhe konferenca në nder të këtij qyteti ku kanë lindur burra të mëdhenj.

Gazetare: Mirela Milori


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended