Festivali Folklorik i Gjirokastres, dita e trete - (19 Shtator 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Festivali Folklorik i Gjirokastrës, sot shënon ditën e tretë nga fillimi i tij. Në mbrëmjen e djeshme janë ngjitur për konkurrim në skenën e festivalit, grupet folklorike të prefekturave të Kukësit, Fierit, grupi folklorik i shqiptarëve të Maqedonisë dhe grupi folklorik i prefekturës së Korçës.

Ka përshëndetur gjithashtu në mbyllje të natës së djeshme grupi folklorik ?Vjershëtar?, nga arbëreshët e Italisë. Ndërsa në ditën e sotme në orën dhjetë paradite është zhvilluar një tryezë e rrumbullakët, ku është diskutuar ecuria e deritanishme nga organizatorët e festivalit.
Në mbrëmje pritet të ngjiten në skenë grupet folklorike të prefekturave Lezhë, Tiranë, grupi folklorik i shqiptarëve të Malit të Zi dhe ai i prefekturës së Vlorës./tvklan.al

Gazetare ? Fjodora Fjora



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended