Ismail Kadare prezanton dy veprat e tij - (21 Janar 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

"Ra ky mort dhe u pa" si dhe "Kohë barbare", dy veprat e Ismail Kadaresë prezantohen sot para publikut nga vetë autori. Gjeniu i letrave shqipe sjellë për lexuesin shqiptarë realitetin e ngjarjeve të mëdha. Vepra "Ra ky mort e u pa" ishte libri më i shitur për vitin 1999, ku lexuesi krijon lidhjen mes realitetit dhe historisë. Të dyja veprat u trajtuan në formën e bisedave një risi e sjelle nga Kadareja në letersinë shqipe, që tregon realitetin e dhimshëm të periudhës kosovare.

Ismail Kadare:- ?Këto jane dy libra që une nuk i shkrova as për të dhënë shembull letërsie as për të dhënë porosi morale. Libri i parë është më tepër një ditar historia e një përjetimi, i cili ngjanë me historinë e përjetimit të miliona shqiptarëve gjatë një grindje që i qëllojë ta bëj kombi shqiptare, në këtë fund shekulli. Është historia e një vuajtje e një mendimi, i një reagimi. Kurse libri i dytë ju lutem merreni edhe më thjështë, pasi është një libër me biseda në periudha të ndryshme. Pra nuk duhet të merret si nje farë traktati apo studimi. Ajo është e thjeshtë dhe spontane?.

Në këtë takim merrnin pjesë presidenti Rexhep Mejdani, zyrtare të lartë të qeverisë, të ftuar të trupave diplomatike në Tiranë si dhe lexues dhe miq të librit. Veprat janë pëlqyer nga lexuesi si një qëndrim i hapur ndaj Kosovës dhe politikës kosovare./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti

Recommended