Teatri, libri, poezia/ Rrëfimi i aktorit të teatrit të Gjirokastrës, Kudret Aliko

  • 4 years ago
Kudret Aliko është një prej aktorëve kryesorë të teatrit të Gjirokastrës.


Ai e ka lidhur jetën me këtë teatër që prej vitit 1985. Për Kudretin poezia mban fije të lidhura me të kaluarën e tij me fëmijërinë,me nostalgjinë sepse pikërisht atje ka filluar pasioni i tij dhe gjithë orientimi i tij drejt artit, në vegjëlinë e tij në pragjet e portave në fshatin Dhoksat.

? Ka qenë një zakon në ato pezulet që i thoshnim në Dhoksat, në kohën e verës mblidheshim nbi 15-20 vetë dhe kur tregonte histori Gaqe Kokoli apo Sotir Kosta nuk guxoje as të kolliteshe. Sot flitet në shumë rrjete sociale për të lexuar libra dhe është kthyer në modë ndoshta edhe në përëndim por në fakt kjo modë në vitet e vegjëlisë sime, në vitet ?60, por edhe më përpara ka qenë shumë e zhvilluar. Edhe në dimër mblidheshim nëpër odat e tyre që ishin shumë mikpritëse dhe tregonin histori apo libra dhe kjo është mes kujtimeve të pazëvendësueshme që ka njeriu në jetë.?

Kudret Aliko është dëshmitar i shumë zhvillimeve që kanë ndodhur në art në poezi në atë që arti i ka transmetuar publikut.

? Mua më kujtohet një histori që tregohet në Gjirokastër. Kish vajtur një shkrimtar nga Tirana dhe i tha Alizot Emirit : Lexohen këta librat e mi? Nuk ka blerë njëri ja ktheu Alizot Emiri.
Kur e pyeti Dritëro Agolli për lirat e tij, i tha botoji prapë se kanë mbaruar. Kështu që një libër i mirë, një autor i mirë është shumë i kërkuar. Ka shumë tituj që nuk botohen më. Ka mungesa, nuk gjenden, siç nuk gjendet poezia e Ali Asllanit, siç nuk gjendet Petrit Ruka, Poradeci etj ?

Së fundi ai është iniciator i teatrit të poezisë dhe e sheh atë si një kërkesë të kohës.

? Ka bërë shumë mirë pandemia për një gjë se kishim kohë me tepricë dhe duke pasur librin jemi bërë gati që të ndërtojmë një koncert tjetër, një teatër të poezisë. Poezia duhet të kalojë në formatin e një teatri. Jam duke ndërtuar një projekt të vogël për ta çuar këtë mesazh edhe në fshatra sepse ka qenë kulturë në Lunxhëri dhe një kulturë e tillë që sot është trendi në Europë nuk ka pse të mos rikthehet.?

Teatri i poezisë është risi për artin. Kudreti por edhe aktorët e tjerë shpresojnë që kjo iniciativë të mund të edukojë atë që ka munguar ndër vite.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
...

Recommended