Ora News - Cërriku i jep titullin "Qytetar Nderi" ambasadorit sllovak, Milan Ciganík

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia Cërrik nderoi me titullin ?Qytetar Nderi? ambasadorin e Sllovakisë në vendin tonë Milan Ciganík! Ai u vlerësua për kontributin e tij në forcimin e urave të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe mbështetjen e zhvillimit në këtë bashki me projekte të ndryshme! Ambasadori shoqërohej nga Konsulli i Nderit i Sllovakisë në vendin tonë, Faik Dizdari i cili theksoi se bashkëpunimi do të vijojë!

Ambasadori i Sllovakisë në Shqipëri, Milan Ciganík prej kësaj të premteje është qytetar nderi i Bashkisë Cërrik!

Ai u vlerësua për kontributin në ndërtimin e urave të bashkëpunimit ms dy vendeve e sidomos për projektet mbështetesë për arsimin në këtë bashki, duke u kthyer në një mik i mirë i gjithë komunitetit.

Kryebashkiaku i Cërrikut: "Meriton të jetë jo vetëm mik i bashkisë së Cerrikut, por mik i gjithë Shqipërisë"

Ambasadori Ciganík nga ana e tij tha se ishte i lumtur që ishte dëshmitar i transformimit të Cërrikut dhe shndërrimin në një histori suksesi!

Milan Ciganík, ambasador i Sllovakisë: Jam shumë i nderuar nga ky titull. Bashkia Cërrik ka marrë zhvilllim në pak vite dhe është shndërruar në një histori suksesi. Më vjen mirë në bashkëpunim me konsullin e nderit zotin Faik Dizdari që kemi bërë dicka për zhvillimin e kësaj bashkie! Ne kemi përzgjedhur projekte për zhvillimin e zonës, mbështetjen e të rinjve dhe gjithë komunitetin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/cerriku-i-jep-titullin-qytetar-nderi-ambasadorit-sllovak-milan-ciganik