Report TV - Apeli i fortë i KQZ:3 parti politike po shkelin ligjin,ja cilat janë

  • 6 years ago
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve iu ka bërë apel tri partive politike të depozitojnë raportet financiare për fushatën zgjedhore të 25 qershorit 2017. Në një dalje për media, zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj, tha se partitë politike PDIU, AAK dhe SFIDA nuk kanë depozituar raportet financiare, edhe pse afati i fundit ishte data 25 shtator.

Deklarata e zëdhënëses së KQZ-së lidhur me financimin e partive politike.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon opinion publik se referuar nenit 24/3 të ligjit 8580, datë 17.02.2000 ?Për Partitë Politike? i ndryshuar, afati i fundit për depozitimin e raporteve financiare të partive politike për fushatën zgjedhore, ishte data 25 shtator.
Në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë morën pjesë 18 parti politike nga të cilat deri tani;

· 15 parti politike e kanë dorëzuar raportin financiar në KQZ.

· 3 parti politike nuk e kanë dorëzuar raportin financiar, konkretisht nuk e kanë zbatuar ligjin:

Ø Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet

Ø Aleanca Arbnore Kombëtare

Ø Sfida

Raportet financiare për fushatën zgjedhore të partive politike të depozituara pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë të publikuara në faqen zyrtare të internetit të KQZ-së, www.cec.org.al, dhe janë në formatin exel, duke bërë të mundur aksesueshmërinë e këtyre raporteve nga të gjithë të interesuarit.

Recommended