Zbardhet vendimi për Tahirin, Apeli: Ja cilat ishin shkeljet e gjykatës dhe prokurorisë në gjykim
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Një muaj nga shpallja e vendimit, Gjykata e Posaçme e Apelit ka zbardhur të argumentuar faktet që e çuan në vendimin për ta rikthyer edhe një herë në Gjykatën e Shkallës së Parë gjykimin për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e policisë së Vlorës Jaeld Çela. Gjykata ka renditur si shkelje kryesore moskomunikimin e akuzës së kultivimit të lëndeve narkotike dy të pandehurve ndonëse Prokuroria ka paraqitur episode për këtë vepër penale. Si dhe nuk e ka konsideruar të ligjshme rikualifikimin e veprës penale nga ana e gjykatës në shpërdorim të detyrës.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka nxjerrë të zbardhur vendimin për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e policisë së Vlorës Jaeld Çela.

Në një material prej 26 faqesh kolegji argumenton, se cilat ishin shkeljet proceduriale që e çuan trupin gjykues në marrjen e vendimit për ta rikthyer edhe një herë gjykimin në shkallën e parë.

Duke marre në shqyrtim kërkesën e Tahirit për pushimin e çështjes pasi për të është marrë një vendim pushimi nga gjyqtari paraprak i hetimeve i Katanias në Itali, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vlerëson se ky vendim nuk ka atributet e një vendimi të formës së prerë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/zbardhet-vendimi-per-saimir-tahirin-apeli-ja-cilat-ishin-shkeljet-e-gjykates-dhe-prokurorise-ne-gjykim/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended