Gjeneralja Manushaqe Shehu: Ja cilat ishin profesionet që dëshiroja të zgjidhja por nuk munda

  • 4 years ago
Në një intervistë në ?? Rreze Dielli?? në rubrikën e nostalgjisë, ishte e ftuar gjeneralja e parë grua në Shqipëri, Manushaqe Shehu. Ajo rrëfeu punën e saj shumëvjecare si pjesë e forcave të armatosura të Shqipërisë, por edhe vështirësitë e të qënit një grua në karrierë.
Ajo tregon për momentet e parë, kur vendosi të ndjekë ëndrrën e saj për t?u bërë pjesë e Forcave të Armatosura.
?? Kjo ka qenë momenti më I bukur, më delikatdhe më I vështirë I jetës sime. në kohën kur unë kam mbaruar gjminazin ka qenë një kohë tepër e vështirë ku nuk mund të kishe zgjedhje. Dhe realisht kanë qenë tre kërkesa një mjekësi, një juridik dhe një ushtarak. Për shkak se unë vij nga një zonë veriore dhe për shkak se vinin me një numër të caktuar disa lloj bursash ishe e detyruar që ti të kishe një bursë dhe një shkollë të lartë dhe për prindërin ishte dhurata më e madhe në këtë botë që fëmijës ti jepte një diplomë. Dhe realisht mua mu realizua prapë se prapë një ndër kërkesat e mia që kisha bërë dhe pavarësisht se unë nuk e dija se sa sfida do të kisha gjatë jetës, prapë se prapë them se është zgjedhja më e mirë se dy të parat ?? shprehet znj. Manushaqe.

Recommended