Gjenerale Manushaqe Shehu tregon vështirësitë e profesionit si ushtarake

  • 4 years ago
Në një intervistë në ?? Rreze Dielli?? në rubrikën e nostalgjisë, ishte e ftuar gjeneralja e parë grua në Shqipëri, Manushaqe Shehu. Ajo rrëfeu punën e saj shumëvjecare si pjesë e forcave të armatosura të Shqipërisë, por edhe vështirësitë e të qënit një grua në karrierë.
Ndërsa për vitet që kanë kaluar në këtë profesion, ajo shprehet se nuk është e lehtë por vullneti dhe dashuria për profesionin kanë bërë të mundur që të kapërcej cdo vështirësi.
?? Nuk është e lehtë, për të qënë dikush duhet shumë mund, për të qënë dikush duhet të lësh shumë gjëra me një anë. dhe ka raste që familja kalon gjithmonë në plan të dytë. Ka raste që uniforma është gjëja më e shenjtë që ti vesh në mëngjes me gëzim dhe unë personalisht, si Manushaqe nuk po flas në pozitat e një gruaje ushtarake, unë e kam të shenjtë uniformën. Jo sot që mbaj këtë gradë por e kam pasur gjithmonë?? thotë ajo për profesionin që ka zgjedhur.

Recommended