Militantja e LSI ‘e ngujuar’ brenda Fakultetit / Si këndonte në verë këngë ushtarake për Ramën

  • 5 years ago
Një grup studentësh kanë zgjedhur që të ngujohen brenda Fakultetit Juridik si një formë proteste për plotësimin e 8 kërkesave të tyre. Ditën e sotme, ata i kënduan edhe një këngë isopolifoni kryeministrit Edi Rama, ku ndër vargjet e këngës thuhet: ?Ne na flet për rektorat i gjati kryeministër, nesër do na thotë gomerë, kërkon të na vërë kapistër?. Por kush janë këta studentë rebelë? Një prej tyre është edhe vajza që shihni në këtë foto, e cila gjatë verës i kushtonte këngë ushtarake bashkë të rinjtë e LRI-së.?Çohuni djem edhe vajza, se rinia është e para

Mbas burrneshës shkoni të gjithë, ta rrëzojmë këtë qeveri

Shitet det e falet toka, por shqipëria është e jona

Don piktori si Enveri, ai nuk është një burrë shtetit?-ishin disa nga vargjet e këngës së studentëve të LRI-së në Jalë.

Duket se të rinjtë e kësaj force politike, nga Jala në Tiranë zgjedhin në çdo rast të protestojnë duke kënduar.

Recommended