Ora News - Rama për opozitën: Ishin apo nuk ishin në parlament, puna ka vazhduar
  • 5 years ago
#oranews
"Ne nisemi nga parimi që jemi të gabueshëm dhe ndërkohë nisemi gjithmonë nga kujtesa e zgjedhjeve".

Në turin e takimeve në rrethe, kryeministri Edi Rama deklaroi nga Përmeti se nuk do të plotësojë kërkesën e opozitës për qeveri tranzitore.

Duke folur për studentët, ai theksoi se janë të rinjtë ata që i dhanë një grusht qeverisë por edhe opozitës, ndaj sipas tij janë kërkesat e tyre që nuk duhen harruar.

Rama: Kam dëgjuar shumë njerëz që thonë aman mos lësho pe. Dua t'ju them që nuk kam asnjë pe në dorë për të lëshuar, kam një detyrë për të kryer; Të qeverisim deri kur të mbarojë mandati ynë dhe deri kur të kemi votat në parlament.

Edhe njëherë Rama kujtoi se ishte opozita e sotme që dikur lejoi Lazaratin.

Rama: Këta na akuzojnë ne sikur erdhën këtu nga hëna jo sikur ishin bërë njësh me minjtë atje në Lazarat që mbillnin arat e shinin arat dhe i ndanin paratë bashkë me ta. Në parlament se ishin, se nuk ishin, puna ka vazhduar dhe këta ndenjën 6 muaj jashtë dhe erdhën ditën e fundit për të marrë rrogën.

Në takim Rama nuk harroi të thumbonte edhe mbi traditën e rakisë.

Rama: Rakia ka dhe një të mirë, thonë është më e mirë se Zoti se nëqoftë se Zoti ta merr mendjen nuk ta kthen më, ndërsa rakia ta merr në darkë dhe të nesërmen në mëngjes ta dorëzon prapë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-opoziten-ishin-apo-nuk-ishin-ne-parlament-puna-ka-vazhduar

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended