Report TV - Patentat/ Ja si funksionon sistemi i pikëve, shkeljet për të cilat hiqen
  • 5 years ago
Sistemi aktual i lejeve drejtimit të makinave me pike është një mjet i vendosur vitet e fundit për të rritur kontrollin ndaj shkeljeve të Kodit Rrugor. Por nuk është vetëm ndëshkues: parashikon edhe shpërblime për sjellje të mirë në rrugë.

Sipas sistemit, çdo drejtues mjeti, në momentin që fiton të drejtën për t?u pajisur me leje drejtimi, përfiton njëkohësisht një total prej 20 pikësh, të cilat mund të ulen deri në 0 pikë, ose të rriten deri në 30 pikë.

Në rast të shkeljeve të normave të sjelljes, çdo drejtues mjetesh pëson zbritje të pikëve në bazë të tabelës së pikëve të përcaktuar nga VKM përkatëse. Zbritja e pikëve në regjistrin kombëtar të drejtuesve të mjeteve (pranë DPSHTRR) bëhet vetëm në rastet kur është e formës së prerë si vendim. Pra, kjo masë nuk do të jepet menjëherë, sapo të vendosë policia rrugore. Në rastin e marrjes së një mase të tillë, pra kur policia rrugore i heq pikët në lejen e drejtimit një qytetari apo drejtuesi mjeti të caktuar, ky organ (policia rrugore) duhet të ketë njoftuar qytetarin dhe të jenë mbyllur të gjitha fazat e ankimimit të tij. Kur flitet për të gjitha fazat bëhet fjalë edhe për vendim të gjykatës dhe të jetë marrë një vendim i formës së prerë.

Heqja e pikëve nuk mund të bëhet në të gjitha rastet e shkeljeve të Kodit Rrugor, pasi janë parashikuar edhe masa të tjera, ndërkohë që ka ndalesa për të mos hequr të gjitha pikët e patentës njëherësh. Sipas rregullores nuk mund të hiqen më shumë se 15 pikë njëkohësisht dhe heqja e pikëve lejohet vetëm në momentin kur nuk është marrë vendim për pezullimin e lejes së drejtimit. Kjo do të thotë që, nëse është kryer një shkelje, e cila penalizohet me heqjen e lejes së drejtimit, atëherë bëhet pezullimi i patentës për një kohë të caktuar dhe kur afati të mbarojë, drejtuesit të mjetit i kthehet me pikët e plota. Po ashtu duhet theksuar që në rast se drejtuesi i mjetit humbet të gjitha pikët për një periudhë kohore prej dy vitesh, ai duhet t?i nënshtrohet rinovimit brenda 30 ditësh si drejtuesit e mjeteve që kanë 0 pikë në lejen e tyre. Provimi nuk do të bëhet më nëpërmjet autoshkollave, por thjesht pranë Drejtorisë së Transportit Rrugor, me një tarifë shumë më të ulët.
Recommended