Report TV - Bardhi: Po verifikojmë 15 kryebashkiakë! Sistemi, jo pengesë që PD-ja të fitojë
  • 4 years ago
Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi nga Korça pas një takimi që ka patur me forumin e grave, i pyetur nese PD do te ketë emra të tjerë kryebashkiakësh me probleme me drejtësinë që do të denoncojë u shpreh se në proces verifikimi janë të paktën 15 emra. "Kemi në proces verifikimi një numër të konsiderueshëm të kandidatëve të Edi Ramës të emëuar në mënyrë ilegjitime më 30 Qershor në Bashkitë e vendit. Janë në proces verifikimi të paktën 15 kandidatë të partisë Socialiste që janë emëruar si kryebashkiakë në 30 Qershor nga Edi Rama" tha ai. Sa i përket tryezës politike për reformën zgjedhore Bardhi bën të ditur se kjo është një nga kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman dhe BE për hapjen e negociatave të anëtarësimit.
"Unë kam besim që edhe pala tjetër do duhet të sigurojë këto standarde minimale sepse janë kërkesë jo vetem e opozites jo vetem e Bundestagut gjerman por jane kerkese e qytetareve shqiptare qe dine ata me vote te lire qe vendosin se kush eshte qeveria qe udheheq vendin" tha ai. Debatin për sistemin, Bardhi e orienton për zgjidhje te referendumi. "Jemi të hapur për ta diskutuar. Nuk kemi përjashtuar asnjë sistem elektoral, jemi të hapur për të diskutuar.
Të gjitha sistemet elektorale janë te aplikuara ne vende te ndryshme te botes, pa asnje diskutim, PD ka fituar zgjedhje me disa sisteme elektorale, sistemi elektoral nuk perben pengese qe PD te fitoje zgjedhjet. Une gjykoj qe lidhur me sistemin zgjedhor duhet te kete nje debat te hapur publik dhe te jene qytetaret qe do te vendosin se cili eshte sistemi me i mire. Ne kete kuader unë kam vetem një votë si qytetar i Republikës së Shqipërisë" tha ai. "Kerkesa jone ka qene dhe vijon te jete mbajtja e zgjedhjeve te parakohshme jo si nje kerkese vetem e opozites se bashkuar por si mundesi reale per ti dhene fund krizes politike dhe mbi te gjitha krizes ekonomike" përfundoi ai.
Recommended