Zgjedhja e kandidatëve në PD/ Bardhi: Shqyrtojmë pa paragjykime, por jo ata që shkelën statutin
  • 4 years ago
Lulzim Basha është në kërkim të ekipit të ri, me të cilët synon të rikthehet në pushtet pas 7 viteve opozitë.


Për herë të parë anëtarësia ka rol vendimmarrës në përzgjedhjen e kandidatëve për deputet, por debati më i ri është nëse do ketë rikthim të kritikëve të kryetarit të partisë, si rasti i Jozefina Topallit, nëse ajo propozohet nga demokratët e Shkodrës.

Partia më e madhe në opozitë hap dyert për kritikët e lidershipit, por jo për Rudina Hajdarin, e cila doli kundër vendimit të partisë për djegien e mandateve duke u etiketuar si ?tradhtare?.

Në zgjedhjet e shkuara aleatët u bënë pjesë e listave të Partisë Demokratike. Për ta nuk ka ende vendim, por Gazment Bardhi la të kuptohet se nuk është kundër ideve të hedhura në publik nga vetë aleatët.

Edhe pse 80 përqind e kandidatëve për deputet do të përzgjidhet për herë të parë nga anëtarësia, renditja në listën përfundimtare do varet nga pesha e tyre në elektorat, në zonat ku ata propozohen.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PD#TopChannel
Recommended