Bardhi: Po verifikojmë 15 kryebashkiakë! Sistemi, jo pengesë që PD-ja të fitojë

  • 4 years ago
Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi nga Korça pas një takimi që ka patur me forumin e grave, i pyetur nese PD do te ketë emra të tjerë kryebashkiakësh që kanë probleme me drejtësinë u shpreh se "Kemi në proces verifikimi një numër të konsiderueshëm të kandidatëve të Edi Ramës të emëuar në mënyrë ilegjitime më 30 Qershor në Bashkitë e vendit. Janë në proces verifikimi të paktën 15 kandidatë të partisë Socialiste që janë emëruar si kryebashkiakë në 30 Qershor nga Edi Rama" tha ai. Sa i përket tryezës politike për reformën zgjedhore Bardhi bën të ditur se kjo është një nga kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman dhe BE për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

"Unë kam besim që edhe pala tjetër do duhet të sigurojë këto standarde minimale sepse janë kërkesë jo vetem e opozites jo vetem e Bundestagut gjerman por jane kerkese e qytetareve shqiptare qe dine ata me vote te lire qe vendosin se kush eshte qeveria qe udheheq vendin" tha ai. Debatin për sistemin, Bardhi e orienton për zgjidhje te referendumi. "Jemi të hapur për ta diskutuar. Nuk kemi përjashtuar asnjë sistem elektoral, jemi të hapur për të diskutuar.

Recommended