PD dhe aleanca e re për zgjedhjet e lira/ Bardhi: Boll më me Shqipërinë që duan ata!

  • 5 years ago
Kryesia e Partisë Demokratike vendosi ditën e djeshme t?i propozojë Këshillit Kombëtar krijimin e një ?aleance qytetare për ruajtjen e demokracisë në vend?.

Sipas tyre, kjo aleancë pritet të garantojë zgjedhje të lira në vend.

Së fundmi, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka dhënë një deklaratë për mediat, ku është shprehur se Rama është njeriu më i rrezikshëm për stabilitetin e vendit.

Sipas tij përgjimet gjermane të BILD, provuan se Edi Rama e mori dhe e mban pushtetin vetëm me ndihmën e krimit të organizuar dhe të bandave.

Ndërkaq Bardhi ka thënë se, Aleanca me Qytetarët për Mbrojtjen e Demokracisë dhe Rendit kushtetues do bëjë të mundur garantimin e zgjedhjeve të lira në vend.

?Së bashku me elitën e shoqërisë, me qytetarët që duan ndryshimin e këtij sistemi të kalbur nga krimi dhe korrupsioni, së bashku me rininë që e do Shqipërinë si gjithë Europa, ne po krijojmë Aleancën e vlerave, Aleancën me Qytetarët për Mbrojtjen e Demokracisë dhe Rendit kushtetues.

Së bashku me elitën e shoqërisë, me qytetarët që duan ndryshimin e këtij sistemi të kalbur nga krimi dhe korrupsioni, së bashku me rininë që e do Shqipërinë si gjithë Europa, ne do të mbrojmë parimet dhe vlerat themelore të demokracisë dhe shtetit të së drejtës, do t?i garantojmë vendit zgjedhje të lira e të ndershme.?-deklaron Bardhi

Recommended