Ora News - Pritshmëria e PD? Bardhi nga Gjirokastra: Fitore e thellë në të gjithë Shqipërinë

  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, teksa ndiqte procesin e votimit të kandidatëve për deputetë nga anëtarësia e Gjirokastrës anëtarësisë, në një deklaratë për mediat, në të cilën sot theksoi se pritshmëria e PD, jo vetëm për Gjirokastrën, po për të gjithë Shqipërinë, është një fitore e thellë.

?Përsa i përket qarkut të Gjirokastrës, ju siguroj, këtë e di edhe kundërshtari ynë, që Opozita e Bashkuar do të jetë fituese në qarkun e Gjirokastrës?, tha ndër të tjera numri dy i selisë blu.

Deklarata e Gazment Bardhit:

?Sot, anëtarët e Partisë Demokratike janë ftuar për të konfirmuar apo kontestuar kandidatët për përfaqësues politikë të Partisë Demokratike. Është një proces i ri që ndodh për herë të parë në një parti politike dhe e aplikon PD.

Deri tani procesi ka ecur shumë mirë, jo vetëm në degën e Gjirokastrës ku po ndiqet prej meje, por edhe në degë të tjera të qarkut të Gjirokastrës ku janë të deleguar për të ndjekur procesin nënkryetarët e partisë.

Siç e shikoni, interesi i anëtarëve të partisë është shumë i madh që tregon se ky është një proces që respekton dhe dëgjon zërin e qytetarëve, në rastin konkret të anëtarëve të PD, për t?u shprehur ata mbi cilësinë e kandidatëve që në fund, Gjirokastra, nga PD të përfaqësohet me njerëz me integritet, që anëtarët e partisë i besojnë dhe i kanë votëbesuar.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/pritshmeria-e-pd-bardhi-nga-gjirokastra-fitore-e-thelle-jo-vetem-ne-kete-qark-por-ne-te-gjithe-shqiperine/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended