Ora News-Balliu i bindur:Pavarësisht lojrave të Ramës, PD do të shënojë fitore të thellë në zgjedhje

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews #intervista #klevisballiu
Partia Demokratike ka nisur procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë dhe kryetar bashkie që do të garojnë në zgjedhjet e vitit 2021.

Por jashtë këtyre listave do të qëndrojnë ata deputetë të cilët refuzuan djegien e mandatit apo ata individë që u futën në Kuvend nga lista dhe u hap derën çdo ish-zyrtar, qofshin dhe kritikët e Bashës.

Ish-deputeti Klevis Balliu është shprehur më se i bindur tek fitorja e PD-së në zgjedhjet e 2021 madje me një rezultat të thellë.

I ftuar në Ora News, ai thotë se pas ikjes së Ramës, Partia Socialiste nuk do të jetë më e njëjta. Gjithashtu Balliu thotë se ato do të presin dhe gjykimin e ndërkombëtarëve.

Balliu: Dakordësia u arrit falë një mbështetje të aleatëve të Shqipërisë, ShBA-së dhe kjo mbetet për të kaluar në Kuvend. Mendoj që tani ajo duhet të kalojë dhe unë jam i bindur për këtë. Pavarësisht çdo loje që do të tentojë Edi Rama, Partia Demokratike do t'i fitojë këto zgjedhje dhe do të jetë një fitore peblishitare dhe thellë. Si sot e 1 vit, ne do të jemi duke diskutuar se si Partia Socialiste u shkërmoq. Pas Edi Ramës, kjo parti nuk do të jetë më kjo që njohim. Më në fund doli në pah se çfarë ka kërkuar në 30 vite kjo parti, rikthimin e diktaturës. Të ndalojë protestat, të ndalojë shtypin e lirë, të arrestojë dhe të dhunojë qytetarë. Njerëzit e korruptuar nga Tahiri me shokë deri tek Edi Rama, nuk e shohin me sy 1 orë derën e burgut. Sollën dhe zgjedhjet moniste, ky ishte qëllimi i tyre. Tani që dolën në pah se çfarë janë, tani do të përballen dhe me gjykimin mbarë kombëtar i cili do të jetë gjykimi më i rëndë që ata do të marrin, me votë. Duke marrë një humbje të paparë ndonjëherë në historinë shqiptare.

Intervista në studio me gazetaren Eneida Ndoci, përgatiti për online Endi Mullaj

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/balliu-i-bindur-pavaresisht-lojrave-te-rames-pd-do-te-shenoje-fitore-te-thelle-ne-zgjedhje

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended