Balliu: Sa të jetë Rama vetëm drogë dhe krim do të ketë, në zgjedhje PS-ja do të jetë parti e tretë

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews


I ftuar në Ora News, ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu u shpreh se PD ka dhënë alternative të shumta për zgjidhjen e krizës së shkaktuar nga pandemia.

Balliu tha se testime në këtë kohë kanë qenë minimale në vendin tonë dhe po bëhet propagandë me jetën e njerëzve.

Klevis Balliu: Që nga fillimi i pandemisë ne kemi dhënë se si mund të zgjidhet kjo krizë. Një nga shtyllat e kësaj zgjidhjeje ka qenë testimi. Këta kanë ndaluar hetimin për rastet e kontakteve. Testimet gjatë gjithë kësaj kohe kanë qenë minimale. Edhe në raport me nisjen e mësimit në shkolla kemi bërë denoncime. Ka shumë shkolla që nuk kanë ujë. Kur bëhet propagande për jetën dhe shëndetin e njerëzve, kjo do të thotë se je i pashpirt. E theksoj se alternativat e Bashës kanë qenë të shumta dhe propozimet e tij do të kishin dhënë një ndryshim të situatës.

Për Balliu kërkon që të rikthejë kazinotë sepse do që të pastrojë paratë e drogës dhe të krimit.

Klevis Balliu: Rama për Teatrin dhunoi gjithkënd dhe për 6 muaj kërkon që të kthejë kazinotë. Kur i leverdiste përmendte Kuranin dhe tani e harroi, se bën sikur është artist, por ky nuk është asgjë, nuk ka lidhje me artin. Akumulimi i parave të vjedhura dhe të drogës, duhet të hidhen diku dhe nuk po i dalin më ndërtimet se nuk ka më vend, është zaptuar çdo cep, prandaj dalin me teorinë e re për të pastruar paratë e krimit të organizuar me të cilin janë në bashkëpunim.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/balliu-sa-te-jete-rama-vetem-droge-dhe-krim-do-te-kete-ne-zgjedhje-ps-ja-do-te-jete-parti-e-trete/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended