Basha: Protesta e të hënës do jetë paqësore. Harroje se do të ketë zgjedhje pa opozitën!

  • 7 years ago
Lulzim Basha hodhi poshtë akuzat e kryeministrit Rama se protesta e së hënës do të jetë e dhunshme dhe se përmes saj po synohet rikthimi i ngjarjeve të vitit 1997.

?Një ore bllokim i trafikut kombëtar është sakrificë e vogël dhe e madhe për Shqipërinë. Nesër një orë të gjithë bashkë paqësorë bashkohemi të bllokojmë të keqen e t?i hapim rrugë të mirës. 11-12 për t?i thënë ndal drogës pro zgjedhjeve të lira e të ndershme?, u shpreh Basha.

Kundërshtarin e tij politik e paralajmëroi se as në Kavajë e as në 18 qershor nuk ka për të patur zgjedhje pa opozitën.

?Harroje se do të ketë zgjedhje pa opozitën. Votim pa opozitën nuk mund të ketë as në Kavajë, as në Shqipëri. Nuk do ketë e s?do pranohen votime moniste por do ketë vetëm zgjedhje të lira e të ndershme, vetëm përmes një qeverie teknike?, deklaroi ai.

Si dëshmi të kapjes së drejtësisë kryeministrit Rama i solli refuzimin për herë të dytë të tre kandidaturave për në Gjykatën e Strasburgut.

?U refuzuan sepse Vetting-u i Ramës çoi në Gjykatë kunatin e Fatmir Xhafës, sekretaren e përgjithshme të Kumbaros dhe eksperten e Sorosit për të kapur drejtësinë për hesap të Ramës. Ky është lajm i mirë ndaj ju themi ky reformën në drejtësi e do për vete?, shtoi Basha.

Basha sulmoi sërish portalin Eureporter që sipas tij është financuar nga lobistë të kryeministrit Rama për të përcjellë idenë se edhe BE është e shqetësuar për skenarët e dhunës në Shqipëri.

?Ka një bankë të çuditshme në mes. Abi Bank ka për aksionerë dy investitorë në Rusi të viteve 90 që kanë regjistruar fondet në Ishujt Keimend, parajsat e pastrimit të parave. Kush është në bordin e kësaj banke është bashkëshortja e kryeministrit shqiptar edhe një farë Race Shleuer, ish-ministër federal i Gjermanisë dhe sot ndër lobistët kryesorë të Ramës në Gjermani.

Median e ftoi të mos veprojë me dy standarde kur iu referua një skafi në grykëderdhjen e Ishmit që sipas tij i përket Habilajve, që siç tha kreu i opozitës kanë mbështetjen e qeverisë në trafikun e drogës.

?S?guxojnë ta prekin me dorë se Habilajt janë pronarët e vërtetë të kryeministrit, ministrit të brendshëm dhe policisë?, tha ai.

Ashtu si një ditë më parë Basha paralajmëroi dështimin e negociatave, ndërsa i kujtoi kryeministrit kushtin e panegociueshëm për qeverinë teknike dhe mandatin e saj./ TV KLAN

Recommended