Ora News - PD nxjerr emrin: Ja banda e Ramës që po bën kërdinë në Shkodër

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se refuzuan edhe sot të përballen me realitetin e përkeqësuar të sigurisë në vend.

Në një dalje për mediat, deputeti Ervin Salianji, tha se qeveria mendon se e fsheh situatën e rëndë kriminale në qytetet më të mëdha të vendit, në Fier, Vlorë, Durrës, Elbasan, Korçë, por sidomos në Shkodër ku sipas tij në ditët e fundit krimi sundon bashkë me qeverinë qëndrore të Edi Ramës, çka e provoi sot vrasja tjetër mafioze dhe e pazbuluar në Shkodër.

Salianji: Vrasja e sotme është në serinë e vrasjeve dhe rrëmbimeve të ditëve të fundit në zonën e Shkodrës, ku në pak muaj ka patur 6 viktima, dy të zhdukur dhe 3 automjete të djegur. Familjarët dinë çdo motiv të krimeve që po kryhen nga bandat, edhe policia i di, edhe qytetarët e frikësuar flasin nën zë për autorët, por policia nuk ndërhyn për të gjetur autorët, sepse është ulur në prehrin e bandave me mbështetje politike.

Dy ditë më parë, shtoi Salianji, paralajmëruam që situata kriminale në qytetin e Shkodrës do të përkeqësohet akoma më shumë, sepse krimi dhe bandat e lidhura me qeverinë janë më të forta se ligji.

Salianji: Bashkëqeverisja e Edi Ramës me krimin është arsyeja pse më Shkodër rregjistrohet sot viktima e pestë në pak muaj dhe policia nuk gjen autorët që i njohin të gjithë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-nxjerr-emrin-ja-banda-e-rames-qe-po-ben-kerdine-ne-shkoder

Recommended