Ora News - PD nxjerr dokumentin: Mark Babani u arrestua në Itali me emrin Fatmir Babaj
  • 5 years ago
#rtvora

PD ka vijuar edhe sot akuzat ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Mark Babani.

Në një deklaratë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka publikuar një dokument të siguruar nga sistemi i burgjeve në Itali. Sipas këtij dokumenti, Mark Babani mbante emrin e rremë, Fatmir Babaj.

Deklarata e Gazment Bardhit

Kriminelët e Edi Ramës në bashkitë e vendit vazhdojnë t?i rezistojnë ligjit të dekrizminalizmit me ndihmën dhe mbështetjen e Edi Ramës dhe shërbëtores së tij në prokurori. Është e kotë që e zgjasin agoninë e tyre dhe të shefit të tyre, pasi vendin e kanë të gjithë prapa hekurave. Edhe Valdrin Pjetri i Shkodrës, edhe Agim Kajmaku i Vorës, edhe Mark Babani i Vaut të Dejës.

Si në rastin e Valdrin Pjetrit, denoncimet e bëra publike nga Partia Demokratike, u provuan të drejta dhe të vërteta edhe për Agim Kajmakun e Vorës nga Gjykata e Janinës.

Megjithëse krimineli i Ramës në Vorë, nga njëra anë mashtronte publikun se nuk ishte arrestuar kurrë, fshehurazi ishte angazhuar që të mbyllte çështjen e hapur penale në Greqi, ku ishte arrestuar me emrin Jorgo Toto.

Pavarësisht se çështja në gjykatën greke nxjerr zbuluar mashtrimin e Agim Kajmakut me ligjin e dekriminalizimit, prokuroria nuk ka nisur ndaj tij asnjë procedim penal, ndërsa Edi Rama vazhdon ta mbajë atë në mënyrë të paligjshme në krye të Bashkisë së Vorës. Për të treguar se nuk ishte ai protektori politik i Agim Kajmakut, Edi Rama duhet ta kishte shkarkuar kandidatin e tij për shkelje të rëndë të ligjit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pd-nxjerr-dokumentin-e-burgjeve-ne-itali-kryebashkiaku-i-vaut-te-dejes-me-emrin-fatmir-babaj

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended