RTV Ora - Akuza e Ramës: PD kishte plan për të përsëritur 2 prillin në Shkodër
  • 5 years ago
#rtvora

Dy ditë nuk kanë mjaftuar për kryeministrin të largojë shijen e hidhur që i la takimi elektoral në Shkodër.

Nga skaji jugor i vendit në Konispol, Rama akuzoi demokratët se deshën të përsërisin një tjetër 2 prill, por ky plan i tyre dështoi sipas tij sepse demokratët e braktisën kryebashkiaken Ademi të cilës Rama ju referua si e dashura e molotovit.

Rama: E drejta për të qeverisur jepet nga populli dhe hiqet nga populli. Nuk jepet me vendim të brendshëm partie dhe nuk hiqet se vendos një parti të ta heqë. Kjo nuk ndodh.Edhe në Shkodër u provua, në Shkodrën që e kujtojnë mish për top dhe që ishin gati me një plan për të bërë një 2 prill tjetër. Shkodra ka më shumë demokratë se socialistë kjo dihet, nëse të djathtët do të kishin dalë në rrugë nuk do të kishe ku të hidhje kokrrën e mollës.

E patë, e lanë vetëm me një tufë qorrash dhe me një grusht njerëzish që shkojnë nga i çojnë këmbët dhe jo mendja atë kryetaren e bashkisë atje, atë të dashurën e molotovit e lanë vetëm. Nuk ka shqiptar të arsyeshëm, le të jetë demokrati më ekstremist, që pranon logjikën se politika bëhet me imponime dhe me dhunë. 30 qershori është momenti i mbylljes përfundimtare i këtij kapitulli skandaloz shumë vjeçar dhune, shantazhesh, lojërash, hilesh, pabesish dhe qëndrimit të politikës mbi ligjin dhe mbi shtetin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/akuza-e-rames-pd-plan-te-perseritur-2-prillin-por-demokratet-e-lane-vetem-te-dashuren-e-molotovit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended